Kurti me ambasadorin e Norvegjisë, flasin për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve

16:03 | 15 Shkurt 2024
kurti-me-ambasadorin-e-norvegjise,-flasin-per-thellimin-e-marredhenieve-mes-dy-shteteve

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti në takimin e parë ambasadorin e ri jorezident të Norvegjisë, Andreas Gaarder, i cili shoqërohej nga përfaqësuesi i posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Bjørnstad.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata bashkëbiseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë. Nga të dy palët u theksua përkushtimi për zhvillimin dhe forcimin tyre.

Fusha e energjisë dhe teknologjisë në Kosovë, u veçuan si sektorë me interes të veçantë dhe me potencial për bashkëpunim dhe investim nga kompanitë norvegjeze.

Kurti shprehu falënderimin e tij dhe të shtetit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në zhvillim dhe demokratizim të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj.

Komento: