Kurti me ftesë të presidentit Macron udhëton për në Paris të Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes

19:46 | 08 Nëntor 2023
kurti-me-ftese-te-presidentit-macron-udheton-per-ne-paris-te-frances,-merr-pjese-ne-forumin-e-paqes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes që organizohet në kryeqytetin francez, Paris.

Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime./Front Online

Komento: