Kurti: Me padurim presim rritjen e lidhjeve ekonomike me Saksoninë

19:03 | 24 Prill 2024
kurti:-me-padurim-presim-rritjen-e-lidhjeve-ekonomike-me-saksonine

Diaspora e Kosovës dhe roli i saj i vyer në Gjermani, ishte pjesë e diskutimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit të Saksonisë së Ulët, Stephan Weil.

Kurti foli edhe për mënyrat e forcimit të marrëdhënieve kulturore dhe ekonomike me Saksoninë e Ulët.

“Sot në Hannover Messe, pata kënaqësinë të takoj Stephan Weil, kryeministër i Saksonisë së Ulët. Diskutuam për kontributet e rëndësishme të diasporës sonë në Gjermani dhe presim me padurim rritjen e lidhjeve ekonomike dhe kulturore ndërmjet Kosovës dhe Saksonisë së Ulët”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Komento: