Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të një fabrike të prodhimit të dyerve e dritareve në Gjilan

15:33 | 19 Shkurt 2024
kurti-merr-pjese-ne-venien-e-gurthemelit-te-nje-fabrike-te-prodhimit-te-dyerve-e-dritareve-ne-gjilan

Kryeministri Albin Kurti së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar edhe nga deputetë të Kuvendit, mori pjesë në vënien e gurthemelit të fabrikës së prodhimit të dyerve dhe dritareve në Verbicë të Kmetocit, të Komunës së Gjilanit, “EDI Fenster”.

Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti shprehu kënaqësinë e madhe që ishte aty bashkë me investitorin Arsim Hashanin, për tëc ilin tha se “po kthehet në vendlindjen e tij pas 22 vjetëve që të investojë në një fabrikë e cila do të bëjë prodhimet të dyerve, dritareve, e të roletave”.

“Është shembull i një bashkatdhetari tonë i cili në moshën 14 vjeçare shkon në mërgim dhe pas 22 vjetëve kthehet në vendlindje me tre fëmijë dhe si investitor i cili do të ketë 50 fillimisht e më pastaj 150 punëtorë në këtë fabrikë”, u shpreh Kurti.

Kurti u zotua se kjo fabrikë do ta ketë mbështetjen e institucioneve.

“Prandaj investimet e këtilla na e rrisin shpresën dhe na e shtojnë zellin për punë të mbara e të mira edhe në të ardhmen andaj ju përgëzoj z. Arsim, përgëzime kryetar Alban, Arjeta, Atdhe dhe të gjithë juve”, tha Kurti.

Fabrika, e ndarë në katër sektorë, do të bëjë prodhimin e dyerve, dritareve, roletave dhe përpunimin e materialit të xhamit. Investimet në këtë fabrikë, përfshirë logjistikën, parashihen të arrijnë vlerën deri në 10 milionë euro, kurse 95% e prodhimit planifikohet që të ketë për destinacion tregun e jashtëm.

“95% e prodhimit do të jenë për eksport, dhe siç na u shpjegua edhe nga arkitekti do të jenë kushtet e mira të punëtorëve për shkak se do të ketë edhe ndriçim zenital. Pra jo vetëm nga anash por edhe nga kulmi, nga sipër”, tha ndër tjerash Kurti.

“Është shembull i një bashkatdhetari tonë i cili në moshën 14 vjeçare shkon në mërgim dhe pas 22 vjetëve kthehet në vendlindje me tre fëmijë dhe si investitor i cili do të ketë 50 fillimisht e më pastaj 150 punëtorë në këtë fabrikë për çfarë i dëshiroj shumë sukses dhe natyrisht që do ta ketë mbështetjen e institucioneve tona. Sepse ekonomia e vendit sa ma shumë zhvillohet aq më i lartë është punësimi, eksporti, kontributi në buxhet dhe zvogëlimi i mbështetjes sociale që ka nevojë t’ia bëjë shteti qytetarëve të vetë. Pra sa më shumë punësim, prandaj investimet e këtilla na e rrisin shpresën dhe na e shtojnë zellin për punë të mbara e të mira edhe në të ardhmen andaj ju përgëzoj z. Arsim, përgëzime kryetar Alban, Arjeta, Atdhe dhe të gjithë juve”, shtoi ai.

Komento: