Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian.
Ai thotë se mes tjerash, u kërkua nga Serbia të largojë bazat paraushtarake afër kufirit me Kosovën.
“E mirëpresim rezolutën e sotme të Parlamentit Evropian. Ndër masat e tjera, Parlamenti Evropian bën thirrje për rritjen e sigurisë për Kosovën dhe i kërkon Serbisë të shmangë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, të ndalojë çdo mbështetje për formacionet terroriste dhe të tërheqë të gjitha bazat e saj operative dhe paraushtarake përgjatë kufirit”, ka shkruar Kurti në platformën X.
Edhe Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mirëpritur rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian.
Bislimi përmes një postimi në platforën X, ka thënë se kjo rezolutë mes tjerash bën thirrje për masa kufizuese ndaj Serbisë.