Kurti në Londër, kërkon reciprocitet dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia

12:08 | 24 Shkurt 2020

Në Londër po mbahet Samiti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku po marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigteri, e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Tëitter, ku ka bërë të ditur se Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia, njofton Klan Kosova.

Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësor për sigurinë në rajon.

Komento: