Kurti: Në padinë për gjenocid po punojnë profesionistë e ekspertë të angazhuar nga Qeveria

15:33 | 17 Shkurt 2024
kurti:-ne-padine-per-gjenocid-po-punojne-profesioniste-e-eksperte-te-angazhuar-nga-qeveria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në padinë për gjenocid është duke u punuar nga profesionistet e ekspertë të angazhuar nga Qeveria.

Ai ka thënë se dëmi më i madh që i bëhet paqes e pajtimit në rajonin e Ballkanit, janë ata të cilët e mohojnë gjenocidin e kryer në Kosovë ndaj shqiptarëve nga forcat e regjimit të Serbisë së Millosheviqit.

Ai ka thënë se është në përfundim strategjia për drejtësinë tranzicionale dhe se ajo shumë shpejt do të vijë për miratim në mbledhje të qeverisë së Kosovës, raporton eo.

“Janë duke punuar profesionistet dhe ekspertet tanë, Qeveria mbarë e posaçërisht Ministria e Drejtësisë për krejt çfarë jemi zotuar. Në Kosovë ka pasur gjenocid në pranverën e viti 1999. Ky gjenocid as nuk harrohet, as nuk falet as nuk shlyhet. Andaj e rëndësishme është drejtësia për urdhërdhënësit, për ekzekutoren në mënyrë që të kemi rehabilitim për viktimat e në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të mos mohohet gjenocidi. Sot dëmi më i madh që i bëhet paqes, pajtimit jo vetëm drejtësisë në rajonin e Ballkanit janë ata të cilët e mohojnë gjenocidin e kryer në Kosovë ndaj shqiptarëve nga forcat e regjimit të ish-Jugosllavisë e Serbisë së Millosheviqit”.

Komento: