Kurti në Samitin BE – Ballkan Perëndimor: Presim njohje reciproke nga të gjitha vendet e rajonit

11:33 | 16 Maj 2024
kurti-ne-samitin-be-–-ballkan-perendimor:-presim-njohje-reciproke-nga-te-gjitha-vendet-e-rajonit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Kotor të Malit të Zi.

Në këtë samit, do të diskutohet për planin e zgjerimit të vendeve të BE-së, ne të cilin do të marrin pjesë liderët e rajonit, përfaqësues nga BE-ja dhe nga ShBA-ja.

Kurti tha se takimi i tretë i Planit të Zgjerimit të BE-së është një mundësi e madhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u brë bashkë dhe për të diskutuar mundësitë e integrimit tutje.

“Shënojmë 10-vjetorin e Procesit të Berlinit dhe presim të kemi bashkëpunim më të mirë dhe presim gjithashtu njohje de-facto dhe de jure nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

Kreu i qeverisë më tej e përmendi edhe faktin që Bosnja dhe Hercegovina s’e ka miratuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime, gjë për të cilën tha se nuk është i kënaqur.

Komento: