Kurti në Tiranë, takim “kokë më kokë” me Ramën në vilën qeveritare

15:14 | 13 Shtator 2022

Kryeministri i Kosovës Albi Kurti ndodhet në Tiranë dhe po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Vilës qeveritare 30.

Takimi mes Kurtit dhe Ramës ka nisur prej disa minutash dhe është zhvilluar larg vëmendjes së mediave.

Ende nuk ka detaje në lidhje me arsyet e takimit apo të vizitës së kreut të qeverisë së Kosovës në Shqipëri.

Janë siguruar pamjet e momentit kur në vilën qeveritare mbërrin Albin Kurti.

Komento: