Kurti nuk e vizitoi asnjëherë komunën e Gjilanit pas zgjedhjeve lokale

23:20 | 26 Mars 2022

Albin Kurti ende nuk e ka vizituar Komunën e Gjilanit pas zgjedhjeve.

Për më shumë se 100 ditë, zyra e kryetarit të Komunës, është vendi ku ka qëndruar më së shumti Alban Hyseni, kryetari i Gjilanit.

Një ditë e punës për Hysenin zgjat më shumë se dhjetë orë, ndërsa angazhimet tjera përveç atyre në Komunë i ka minimale.

Në kohë të zgjedhjeve Komunale, vizitat e kryeministrit Kurti ishin mjaft të shpeshta. Por, një vizitë e tillë e Kurtit, pas zgjedhjeve të fundit lokale, nuk ka ndodhur ende.

Megjithatë, i pari i Komunës së Gjilanit thotë se bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës është në nivel të lartë. Ndërkaq, qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket performancës së kryetarit të ri.

Komento: