Kurti për aksidentit të autobusit kosovar: Lutemi të ketë sa më pak të vdekur, ministri ynë i Brendshëm po niset për Kroaci

11:23 | 25 Korrik 2021

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku humbën jetën 10 kosovarë që po vinin nga Frankfurti drejt Prishtinës.

Kryeministri Kurti tha se me pikëllim të thellë mori lajmin për aksidentin.

Ai theksoi se ndonëse nuk ka konfirmime zyrtare për detajet, lutemi që të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.

Kurti tha se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, po niset në Kroaci ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllvanoski Brodit tashmë është nisur ambasadori i Kosovës në Zagreb.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës.
Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit.
Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb.
Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda.

Komento: