Kurti: Për një periudhë 4-vjeçare, kemi mbi 87 mijë vende pune më shumë

14:33 | 18 Maj 2024
kurti:-per-nje-periudhe-4-vjecare,-kemi-mbi-87-mije-vende-pune-me-shume

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati morën pjesë në shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë.

Kurti gjatë prezantimit të punës së Qeverisë që ai drejton tha se kemi rritje e zhvillim në çdo aspekt të jetës dhe rritje të vendeve të punës.

“Nga 331 mijë e 742 vende pune në mbyllje të vitit 2019, në fund të vitit 2023, pra për një periudhë katër vjeçare, kemi 419 mijë e 126 vende pune, apo mbi 87 mijë vende pune më shumë, apo mbi 26%”, ka deklaruar Kurti.

Kurti shtoi se si Qeveri e tij fokusin e kanë në riformimin rënjësor të sistemeve e politikave që sipas tij ishin të keq dizajnuara./Front Online/

Komento: