Kurti për takimin me shefin e CIA-s: Dëshmi e kujdesit të ShBA-së për sigurinë e republikës sonë

10:20 | 27 Gusht 2024
kurti-per-takimin-me-shefin-e-cia-s:-deshmi-e-kujdesit-te-shba-se-per-sigurine-e-republikes-sone

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi se takimi me shefin e CIA-s, William Burns, ka shkuar shumë mirë.

“Natyrisht që ne kemi bashkëpunim me ShBA-të dhe me këtë institucion tejet të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë, para së gjithash përmes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, deklaroi Kurti sot kur e pyet para gazetarëve gjatë përurimit të renovimeve në Klinikën Emergjente në QKUK.

Tutje ai shtoi se kjo është edhe një dëshmi në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me ShBA-të dhe të paqes e stabilitetit e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor.

Krei i qeverisë sonë takimin me shefin e CIA-s e mbajti të premten e kaluar.

Burns erdhi në Kosovë më 22 gusht pas vizitave në Serbi dhe Bosnjë.

Komento: