Kurti pret në takim shefin e OSBE, flasin për zgjedhjet në Veri dhe “fusha tjera” të bashkëpunimit

16:09 | 17 Prill 2023

Në më pak se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, zyra e kryeministrit njofton takimin e Kurtit me ambasadorin e OSBE-së, Michael Davenport.

Siç njofton ZKM, në këtë takim u diskutua për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës dhe për fushat e përbashkëta të bashkëpunimit në mes të OSBE-së dhe Qeverisë së Kosovës.

Aty u ritheksua rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve në Veri.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale edhe si obligim kushtetues e ligjor, por edhe si procedurë e legjitimitet demokratik për institucionet në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi “nevoja për funksionim normal të sistemit dhe institucioneve shtetërore e bënë të nevojshme mbajtjen e zgjedhjeve”.

Komento: