Kurti pret të ngarkuarin me punë të ambasadës malazeze, flasin për projektet infrastrukturore

14:51 | 19 Tetor 2023
kurti-pret-te-ngarkuarin-me-pune-te-ambasades-malazeze,-flasin-per-projektet-infrastrukturore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Ҫobaj.

Siç njofton ZKM, në takim u bisedua për dinamizimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve nëpërmjet avancimit te bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, teknologjisë së informacionit dhe kulturës.

Në takim u theksuan projektet e përbashkëta infrastrukturore të cilat do të rrisnin mobilitetin duke lehtësuar shkëmbimin e mallrave e lëvizjen e qytetarëve, do të hapin mundësitë e zhvillimit si dhe do të afrojnë edhe më shumë Republikën e Kosovës dhe Malin e Zi./Front Online

Komento: