Kurti prezanton programin për të rinjtë: Në dy vitet e fundit përfituan mbi 1 mijë e 200 persona

16:51 | 11 Gusht 2024
kurti-prezanton-programin-per-te-rinjte:-ne-dy-vitet-e-fundit-perfituan-mbi-1-mije-e-200-persona

Kryeministri Albin Kurti nëpërmjet një videomesazhi u ka bërë thirrje të rinjve për aplikim në programin “Kosovo Generation Unlimited”, që mundëson punë praktike, trajnime dhe mentorim në institucione të ndryshme.

“Vetëm në dy vitet e fundit, janë mbi 1200 të rinj mes moshës 16 dhe 24 vjeç që kanë përfituar nga kjo mundësi. 60% prej tyre janë vajza”, ka thënë i pari i ekzekutivit në këtë videomesazh.

Kurti ka njoftuar se programi që po realizohet përmes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë dhe bizneset anëtare të rrjetit CSR Kosova, përfshin sektorët e TIK-ut, marketingun, financat e bankat dhe shërbimin publik.

Në video janë përfshirë edhe dy të rinj të cilët kanë nisur praktikën, njëri në menaxhim e tjetri në fushën digjitale.

Ky është viti i dytë i zbatimit të këtij programi.

Komento: