
Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është pyetur sot rreth nisjes së bisedimeve me partitë politike për formimin e Qeverisë së re.
Megjithatë Kurti në ecje e sipër është përgjigjur duke thënë se paraprakisht do të duhet të pritet për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Njiher certifikimi i rezultateve”, ka thënë Kurti shkurtimisht./EO