Kurti: Qytetarët serbë gabimisht besojnë se marrin më shumë ndihmë nga Rusia sesa nga BE

14:33 | 13 Shkurt 2024
kurti:-qytetaret-serbe-gabimisht-besojne-se-marrin-me-shume-ndihme-nga-rusia-sesa-nga-be

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti “Chatham House” tha se qytetarët në Serbi nuk e dinë se nga u vjen ndihma dhe se gabimisht besojnë se marrin më shumë mbështetje financiare nga Rusia sesa nga BE, transmeton FrontOnline.

Kurti tha se lufta hibride është shumë prezente në mjedisin akademik dhe në universitete dhe se ambasadori rus në Beograd “i fton studentët në ahengje në mbrëmje”, BE-ja shpenzon shumë para dhe në mbrëmje marrin një përrallë ruse.

“Ky është një problem, sepse BE-ja për fat të keq beson se pasi të kenë dhënë fondet, paratë do të flasin vetë. Nuk është kështu. Mund të jepni shumë para dhe nëse shkoni dhe bëni kërkime në Serbi tani, ata do ju them se po marrin më shumë mbështetje financiare nga Rusia, por jo nga BE, që është absolutisht e gabuar”, tha Kurti./FrontOnline/

 

Komento: