Kurti: S’do të lejoj ‘republikë të dytë serbe’ në Kosovë

22:02 | 27 Qershor 2022

Për marrëveshjen e arritur me Serbinë mbi energjinë, ka folur Albin Kurti.

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qysh në këtë javë në të cilën do të hymë do të duhej që Elektroserveri të dorëzojë listën e konsumatorëve tek KEDS dhe KOSTT.

Duke u deklaruar lidhur me marrëveshjen për energjinë, të dakorduar javën e kaluar në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, Kurti theksoi se është prej 1 vit tre muaj në qeverisje dhe se s’mund ta ndryshojë situatën aq shpejtë.

“Qysh në këtë javë që hymë do të duhej që Elektroserveri të dorëzojë listën e konsumatorëve tek KEDS dhe KOSTT. Për dëshirën e bindjen time nuk do të duhej që shpërndarja në Kosovë të jetë pronë e një kompanie private të huaj, do të duhej të ishte publike, por edhe at të furnizimit dhe shpërndarjes e kam gjetur aty.Jam një vit e tre muaj në qeverisej e jo 13 vjet, e s’do të mund ta rikthejë gjendjen aq shpejtë.”, tha Kurti në intervistë me Çim Pekën.

Ai theksoi se kjo kompani s’do të ketë në pronë asete të ndarjes, por vetëm do të kryejë shërbime të furnizimit.

“Brenda 100 ditëve është ZRRE ajo e cila do të bëjë një vlerësim nëse janë ndjekur hapat me përpikëri. Licenca është dhënë me kusht.Gjendja në teren ka qenë edhe më e keqe se marrëveshja më e keqe.”, shtoi Kurti, transmeton lajmi.net.

“Ajo marrëveshje ka mundur të mos bëhet atëherë, unë kam kundërshtuar edhe planin e Ahtisarit. Kosova i ka tani 33 komuna, unë takohem me përfaqësuesit e këtyre komunave. Unë e kam ndërgjegjen e pastër, duart më është dashur ti fus në baltë sepse aty e kanë futur Kosovën e për të ndryshuar këtë realitet nuk mund të sillem sikur ai nuk ekziston.Më i keq është realiteti, sesa marrëveshja që e kanë nënshkruar ata.Do mundohem t’ia dalim që të kthejmë mbrapsht shumë të këqija që janë instaluar e furnizimi e inkasimi të bëhet edhe në veri të Kosovës, sepse për vite të tëra kishim gjakderdhje atje.Nëse do ta bënim ndërprerjen energjisë elektrike në veri ata do të lidheshin me Serbinë e do të mund të thonin se kemi një krizë humanitare, besoj se kjo ka qenë rruga më e mirë në situatën të cilën ndodhemi.”, përfundoi Kurti.

Kurti ka deklaruar se nuk do të lejojë një ‘republikë të dytë serbe’ në Kosovë ngjashëm me atë në Bosnjë e Hercegovinën.

Kurti në një intervistë në Syri TV, ka thënë se në Bosnjë e Hercegovinë kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom i cili saboton shtetin e BeH.

“Unë nuk jam kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh dhe nuk mund të lejoj një republikë serbe të dytë në Kosovë ngjashëm siç e kanë në Bosnje sepse edhe atje kanë filluar duke i bashkuar komunat me shumicë serbe drejt krijimit të një entiteti autonom, i cili e saboton shtetin e Bosnje Hercegovinës. Unë besoj se ngjashëm e kanë synimin edhe në Kosovë, pa harruar asnjëherë se krerët në Serbi janë ata që para pak viteve provuan ta bëjnë projektin e shkëmbimit territorial, i cili si ide nuk mund të them se ka vdekur, por si projekt gjithsesi dështoi. Pra, të njëjtët që provuan ndarjen e Kosovës në emër të shkëmbimit territorial, janë ata të cilët tashmë me shumë ngulm e kërkojnë asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është i papranueshëm për ne. Prej marrëveshjeve që përmendët, besoj se kryesorja që kurrsesi nuk bën të zbatohet është kjo”,tha ai

Komento: