Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë

20:03 | 05 Maj 2024
kurti-shkruan-edhe-per-zgjedhjet-evropiane-te-9-qershorit:-perkrah-kancelarit-sholz-mbeshtetem-dy-socialdemokrate

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se ka qenë pjesë e konferencës së nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë dhe nga aty ka shprehur mbështetjen për kandidatët socialdemokratë Katarina Barley dhe Nicolas Schmit.

Ai vlerëson se “vota për ta, është e domosdoshme për mbrojtjen e vlerave e parimeve demokratike, të solidaritetit e të gjithëpërfshirjes, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të drejtësisë sociale e të pluralizmit politik”.

Sipas tij, këto vlera janë të kërcënuara çdo ditë e më shumë nga rrymat e djathta radikale.

Ndryshe, Albin Kurti së fundi u kritikua për përfshirjen direkte në zgjedhjet në Maqedonin Veriore duke e vlerësuar se ky implikim mund të ketë ndikim në raportet Kosovë-Maqedoni e Veriut dhe vetë marrëdhëniet ndër-shqiptare në rajon.

Postimi i plotë:

Komento: