Kurti: Synimi ynë është zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë

15:43 | 06 Nëntor 2023
kurti:-synimi-yne-eshte-zhvillimi-i-burimeve-te-riperteritshme-te-energjise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ankandi i parë për Energji të Ripërtëritshme Solare me kapacitet 100 MË vazhdon të jetë i hapur deri në janar 2024.

Ai u shpreh se prioritet e kanë modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve në sektorin e energjisë.

Kurti gjithashtu tha synim kanë zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

“Ankandi i parë për Energji të Ripërtëritshme Solare me kapacitet 100 MË vazhdon të jetë i hapur deri në janar 2024. E kemi prioritet modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve në sektorin e energjisë. Synimi ynë është zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë”.

“Oferta jonë për investitorë të interesuar është një proces i drejtë dhe transparent, me kritere tërheqëse investuese që përfshijnë: Qira 30 vjeçare të tokës publike e përshtatshme me rrezatim diellor të lartë dhe infrastrukturë rrugore afër, marrëveshje për blerje të energjisë për 15 vjet, lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit që është vetëm 350 metra larg. Kjo është një mundësi e shkëlqyer edhe për mërgatën tonë, që të (bashkë)investojë në një projekt të sigurt e të përgatitur mirë e me kujdes. Investoni në Kosovë. Investoni tani”, ka shkruar Kurti.

Komento: