Kurti takohet me Lasin, bisedojnë për të intensifikuar bashkëpunimin

17:06 | 09 Dhjetor 2023
kurti-takohet-me-lasin,-bisedojne-per-te-intensifikuar-bashkepunimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste Benedicta Lasi.

Kurti, mes tjerash theksoi se kanë biseduar për bashkëpunimin në promovimin e vlerave të përbashkëta.

“Angazhimi ynë për të intensifikuar bashkëpunimin ndërkombëtar në promovimin e vlerave të përbashkëta si drejtësia dhe mundësitë e barabarta, dhe në luftën kundër ekstremizmit të krahut të djathtë, me zgjedhje në horizont në shumë vende”, shkroi Kurti.

Komento: