Kurti takohet me ministrin turk: Diskutuam mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet e forta në fushën e mbrojtjes

21:48 | 17 Tetor 2023
kurti-takohet-me-ministrin-turk:-diskutuam-menyrat-per-te-vazhduar-marredheniet-e-forta-ne-fushen-e-mbrojtjes

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në drekë ministrin turk të Mbrojtjes, Yasar Guler.

Ai ka shkruar se me turkun kanë diskutuar mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet, sipas tij të forta dypalëshe në fushën e mbrojtjes, shkruan lajmi.net.

“Unë gjithashtu ritheksova angazhimin tonë për të ruajtur paqen dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë kundër dhunës terroriste”, ka shkruar kryeministri në platformën “X”. /Front Online

Komento: