Kurti takohet me Pantiqin: Në zgjedhjet e prillit, qytetarët mund të bëhen pjesë e vendimmarrjes

12:57 | 25 Mars 2023

Kryeministri Albin Kurti priti në zyrën e tij kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantiq.

Kurti ka thënë se në zgjedhjet e prillit në katër komunat veriore, qytetarët do të kenë mundësi ta kenë zërin e tyre në vendimmarrje përmes të zgjedhurve të tyre.

“Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë. Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova”.

Kurti tha se pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit.

Komento: