Kurti tregon se a do të marrë masa ndaj Goran Rakiqit

20:53 | 22 Mars 2022

Zhvillimet e fundit, Kurti tregon se a do të marrë masa ndaj Goran Rakiqit.

Kryeministri i Kosovës ka folur për takimin e sontëm të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq me udhëheqësit e Listës Serbe.

Në këtë takim siç u raportua, ishte edhe ministri i Qeverisë së tij, Goran Rakiç, shkruan lajmi.

E nga moderatori, Kurti është pyetur se a do të marrë masa ndaj Rakiqit.

“Nuk është ai thelbi i çështjes. Do të ishte shpërqendruese të merremi me Rakiqin”, tha kryeministri.

Kurti foli edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Kosova ka Kushtetutën dhe ligjet e saja. Ka qeverinë, Kuvendin dhe presidenten. Për të gjitha kërkesat e qytetarëve të Republikës, edhe kur ata janë serbë. Kur synojnë të mbajnë zgjedhje pa marrëveshje, kjo është shkelje e Kushtetutës. Ne nuk mund të dalim jashtë Kushtetutës e Ligjit dhe të shndërrohemi në spektator.

Komento: