Kurti uron homologun kroat: Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë

08:33 | 18 Maj 2024
kurti-uron-homologun-kroat:-kosova-e-vlereson-miqesine-me-kroacine

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq i cili fitoi edhe një mandat tjetër.

Me anë të një postimi në platformën ‘X’ , duke e uruar homologun e tij, Kurti theksoi se Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë dhe mezi preisn që të vazhdojnë bashkëpunimin.

“Urime kryeministrit kroat Andrej Plenkovic për mandatin tuaj të tretë dhe për qeverinë e sapoformuar. Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj me Kroacinë dhe ne mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fuqishëm”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

 

 

 

Komento: