Kurti uron inspektoren e re të FSK-së

21:02 | 27 Maj 2022

Gratë po tregohen të suksesshme edhe në Forcën e Sigurisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur vendimin për emërimin e gjeneralmajores Irfete Spahiu në pozitën e Inspektores gjenerale në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kurti, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka vlerësuar se pjesëmarrja e grave dhe e vajzave në ushtri tejkalon vetvetën, shkruan lajmi.net.

“Përderisa festojmë arritjet e gjeneralmajores Irfete Spahiu, kujtojmë të gjitha ato gra të guximshme, që na mësuan sakrificën e dashurinë për vendin e popullin. Në të gjitha periudhat historike, në kohë lufte e paqeje, gratë i kanë shërbyer popullit e vendit tonë me trimëri e dashuri të pakusht. Në shumë raste kontributi i tyre është harruar, injoruar ose zvogëluar në histori”, thuhet në postimin e tij.

“Me dekret të Presidentes Osmani, gjeneralmajorja Spahiu u emërua Inspektore gjenerale e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pozitë që më herët e mbajti gjenerallejtënant Bashkim Jashari, tash Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka njoftuar më tej Kurti.

Komento: