Kurti vazhdon me emërime, Hysni Mehani zëvendësministër në Ministrinë e Financave

21:05 | 01 Maj 2026
kurti-vazhdon-me-emerime,-hysni-mehani-zevendesminister-ne-ministrine-e-financave

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar edhe për një tjetër emërim në pozitën e zëvendësministrit, që e ka bërë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kësaj radhe, ZKM ka njoftuar se, Hysni Mehani është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Financave.

Njoftimi:

Hysni Mehani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Financave

Prishtinë, 1 maj 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Hysni Mehani në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Financave.

Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Mehani për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Komento: