Kurti vjen me një njoftim të rëndësishëm për vaksinat

19:04 | 28 Maj 2021

Kurti thotë se ka blerë vaksina nga “Pfizeri”. Qeveria e Kosovës ka miratuar me shumicë votash masat e reja antiCOVID-19.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të premten se Qeveria e Kosovës ka përmbyllur me sukses negociatat me prodhuesin e vaksinave anti-COVID, “Pfizer”. Në mbledhjen e Qeverisë ai ka thënë se Kosova ka blerë sasi vaksinash nga ky prodhues, por duke mos përmendur ndonjë shifër.

“Posa janë përmbyllur në mënyrë të suksesshme negociatat për ardhjen e vaksinave në Kosovë me ç’rast kemi blerë vaksina nga prodhuesi ‘Pfizer’ dhe tash duke iu falënderuar kësaj ne do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve me prioritet dhe të shkojmë në mënyrë të sigurt drejt zotimit që të përmbyllim imunizimin e popullsisë sivjet, përkatësisht 60 për qind të qytetarëve”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar me shumicë votash masat e reja antiCOVID-19.

Komento: