
Ruzhdi Kurtishaj nga kompania “Sharr Travel” thotë për Front Online se që nga 1 janari deri më 15 janar 2024 numri i udhëtarëve që kanë zgjedhur kompaninë e tij për të shkuar në Evropë ka qenë shumë i lartë. “Këtë numër e ka ngritur diaspora që ka qenë për festat e fundvitit në Kosovë, por një fluks i tillë ka rënë pas 15 janarit”, shprehet Kurtishaj.
Përpos qindra qytetarëve që kanë udhëtuar më kompaninë e tij në Zvicër, 1500 qytetarë i kanë shfrytëzuar ofertat për ta vizituar Selanikun.
