Kusari-Lila thotë se është zvogëluar ndikimi politik i Listës Serbe në veri

21:34 | 17 Janar 2024
kusari-lila-thote-se-eshte-zvogeluar-ndikimi-politik-i-listes-serbe-ne-veri

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi që është zvogëluar dukshëm ndikimi politik i Listës Serbe në pjesën veriore të vendit.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a është zvogëluar ndikimi destruktiv i Listës Serbe deri para sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, Kusari-Lila tha se tashmë kanë dalë edhe raporte se sa do të jetë mbështetja për këtë subjekt politik.

“Në vlerësimet që janë bërë në aspektin e ndikimit politik dhe përqindjes që ata e kanë, definitivisht se po. Kanë dalë edhe raporte se sa do të jetë mbështetja për Listën Serbe. Është evidente që s’është më e njëjta frymë, s’janë më ata përfaqësuesit e vetëm politikë të serbëve që konsiderohen si mundësi për përfaqësim politikë të serbëve në Kosovë. Kjo është vërejtur edhe me ngritjen e popullaritetit të ministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq”, potencoi Kusari-Lila në emisionin “Këndi i Debatit”.

Më tej, Kusari-Lila tha se në realitetin tashmë të krijuar, në aspektin e infrastrukturës dhe veprimit, Lisa Serbe nuk e ka më mbështetjen dhe kontrollin në hapësirën që dikur e kishin të garantuar si të tyre.

Komento: