Kusari-Lila tregon se a do të hyjë në qeverinë e re

21:31 | 20 Nëntor 2019

Mimoza ka treguar se a do të jetë pjesë e qeverisë së re.

Mimoza Kusari Lila, ndonëse doli femra e tretë më e votuar në zgjedhjet e 6 tetorit, ende nuk e di nëse do të jetë pjesë e qeverisë, në rast se arrihet marrëveshja me LDK-së e VV-së.

Ajo ka thënë se nuk e ka diskutuar asnjëherë më parë këtë çështje me kreun e Vetëvendosjes.

“Të them të drejtën nuk e kam pasur shumë në angazhim, asnjëherë nuk e kemi diskutuar, nuk ka qenë as kërkesë e imja. Mendoj se si fituese e zgjedhjeve, Vetëvendosje dhe Albin Kurti, duhet ta ketë lirinë e plotë të përcaktimit të atyre njerëzve për të shtyrë përpara një reformë që është shumë më ambicioze, që ka me pas shumë ngarkesa dhe ata që ia kanë dhënë besimin ta shohin pa ndërhyrje për kushtëzimet në postet eventuale”, ka thënë.

Komento: