Kusari-Lila tregon se pse nuk ka shanse të kalojë projektligji për tërheqjen e Trustit

22:13 | 29 Prill 2022

Për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ka folur Mimoza Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk ka asnjë shans që të kalojë projektligji që do t’iu mundësonte qytetarëve tërheqjen e serishme të kursimeve, shkruan Reporteri.net.

Sipas saj, kjo do të rrezikonte sistemin financiar të vendit.

“Jo, nuk ka shanse. Më vjen keq për ata që kanë ngrit shpresa. Sikur të ndodhte do të ishe rrezik për sistemin financiar. Unë i kuptoj ata që e duan tërheqjen, por ka rrezik financiar. Ka mekanizma të tjerë për t’i ndihmuar ata që po e përjetojnë më rëndë këtë krizë”, ka thënë Kusari Lila në “Java Sonte Me Rronin”.
Deri tani, tërheqja e Trustit ka marrë mbështetjen e partive opozitare. Projektligji për Trustin pritet të procedohet në Kuvend javën e ardhshme. Deputeti Bekim Haxhiu ka njoftuar para disa ditësh se projektligji u është shpërndarë deputetëve.

Ndryshe, në fund të dhjetorit të vitit 2020, qytetarëve u ishte mundësuar qytetarëve tërheqja e 10 përqind të kursimeve nga Trusti.

Komento: