Kusari-Lila zbulon se çfarë bisedoi me Arben Gashin

00:00 | 13 Shtator 2022

Nga VV-ja ka pasur shumë dorëheqje.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, në “DPT te Fidani” ka folur për raportimet se do të ketë largime nga ky grup parlamentar.

Kusari – Lila tha se nuk ka paralajmërime për dorëheqje të ndonjë deputeti nga VV, ndërsa tregoi se çka e pyeti sot Arben Gashi i LDK-së.

“Paralajmërim nuk ka. Ato cka ka fol zoti Gashi, unë i pata thënë si me ironi ‘në rast se ka kaq shumë interesim për grupin parlamentar mundet me ardhë si zëdhënës i grupit’, sot më pyeti për këtë deklaratë. Më pyeti, më tha ‘më kishe përmend’, i thashë ‘po se po interesohesh shumë për Vetëvendosjen, ndoshta mund ta marrësh pozitën e zëdhënësit’.

Sidoqoftë shakanë anash, jo 8 në asnjë format nuk e qet pastaj me analizu ose grupu deputetët me bindjet që i kanë për votim ndryshe të projektkodit në raport me zhvillime tjera, për mu është pasaktësi, për arsye se projektkodin kemi marrë vetëm pozita dhe një deputet i PDK-së”, tha ajo.

Komento: