Kush e meriton të jetë kryeministër i Kosovës: Ja disa përparësi të Albin Kurtit ndaj Vjosa Osmanit

12:10 | 30 August 2019

Edhe Albin Kurti, edhe Vjosa Osmani janë njerëz të shpresës dhe ardhmërisë, njerëz të punës e vizionit… që i nevojiten më së shumti Kosovës.

Por, nuk duhet ngatërruar disa kritere, të cilat domosdoshmërish do të duhej të merren parasysh, para se të materializohet ndonjë ide apo nismë.

Vjosa Osmani është një politikane me ambicie të shëndosha politike, ndoshta më e zonja në partinë e saj, një deputete që e arsyeton plotësisht votën e marrë nga populli dhe mbi të gjitha është një kuadër që ka ide dhe koncepte për ato punë që ajo i zotëron.

Por, Vjosa Osmani nuk është lidere, nuk e ka fuqinë e duhur të njeriut që udhëheq një ekip më të madh njerëzish dhe nuk mundet të ushtrojë autoritetin e dijes dhe karizmës mbi të tjerët. Ajo mund të jetë një ministre e zonja dhe do të ishte gabim nëse nuk i jepet kjo shans asaj. Vjosa, dhe të ngjashmet si ajo, i duhen kabinetit të ardhshëm qeveritar, por në segmentin operativ – jo komandues.

Pastaj, një hendikep tjetër që i faturohet Vjosës, është pamundësia për të vendosur në mënyrë autonome nëse ajo bëhet kryeministre. Gjithmonë brenda partisë do të jetë një (apo disa) mentor nën hije (dikujt që ajo do t’i mbet borxh një kohë të gjatë) që do ta dirigjoj atë, duke i deleguar politikat e partisë përmes saj në gjithë qeverisjen e vendit.

A e ka luksin Kosova, pas gjithë këtij kaosi në politikbërje, të udhëhiqet nga hijet e padukshme të politikës?

Ajo çka i nevojitet tash e në të ardhmen Kosovës, është Albin Kurti kryeministër.

Ai është lider që di të prodhojë lidership..

Ai ka karizëm që di të përhap rrezatim motivues..

Ai ka dije dhe vizion që mobilizon bashkëmendimtarët dhe ‘çarmatos’ oponentët…

Ai ka guxim dhe etikë në funksion të shëndetit moral të politikës dhe institucioneve!

Ai ka të kaluar të kristaltë dhe të ardhme premtuese, që është ngushtësisht i lidhur edhe me të ardhmen
e Kosovës!

Albin Kurti të gjitha betejat politike i ka zhvilluar për të shkaktuar NDRYSHIM në Kosovë, për dallim nga të tjerët që gjithmonë kanë ndryshuar VETEN në dëm të Kosovës.

Albin Kurti ka njohuri për ekonomi dhe zhvillim social…

Albin Kurti është politikan i ekipeve, dhe i frymëmarrjeve moderne në prurje dhe sjellje…

Albin Kurti është bashkëpunues konstruktiv me ndërkombëtarët dhe është një përhapje dashakeqe e mitit
Antiperëndimor për të….

Albin Kurti lexon libra anglisht dhe mendon shumë shqip…

Kosova ka nevojë për një të ardhme NDRYSHE.

Për një politikbërje NDRYSHE…

NDRYSHIMI mund të bëhet vetëm me fytyra të reja, të pakonsumuara në allashvereshet e akshampazareve.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë binomi i NDRYSHIMIT dhe ARDHMËRISË. Formulat tjera janë riciklime të gjendjeve të kaluara, të cilat mund të paketohen si gjoja shpresë e së ardhmes. Por një e ardhme që s’i shkëput lidhjet e këqija me të kaluarën, është agoni e re e një përgjumjeje kolektive…

Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani (zv.krye)ministre, dhe të ngjashmit si ajo – një kombinim i mirë që ekzekutivin e Kosovës mund ta nxjerrë konkurrues në një hapësirë më të gjerë vlerash politike e institucionale në rajon dhe jo vetëm…

VV-LDK duhet të jetë fytyra e re e një Kosove çfarë e duam të gjithë…

(Autori është gazetar nga Maqedonia)

Komento: