Kush është banori që kërkon të dalë nga shtëpia: ‘Nuk po duroj dot më, do bëj gati valixhet’

16:33 | 26 Mars 2023

‘Nuk po duroj dot më, do bëj gati valixhet’! Kush është banori që kërkon të dalë nga shtëpia.

Keisi u ndje shumë e prekur për mënyrën se si Lorenci deklaroi mbrëmjen e kaluar se ata bashkë kanë patur një lidhje jashtë.

Ajo i tha Lorencit se shpesh herë i tërhiqte vëmendje atij për mënyrën se si sillej apo fliste me të, sepse sipas saj, e kishte frikën që publiku do i keqkuptonte gjërat jashtë.

Lorenci i kërkoi falje Keisit dhe tha se ai nuk e dinte që gjërat do shkonin kështu.

Ai shtoi se u mërzit aq shumë, sa ishte gati të bënte valixhet dhe të dilte nga shtëpia.

Komento: