Kush është Bledi Mane, njeriu që ofendoi rëndë kosovarët kohë më parë

09:10 | 08 Shkurt 2023

Banori më i ri i shtëpisë është bërë gazetari, Bledi Mane. Gazetari u prit në shtëpi nga Dea Mishel dhe treguan se punojnë bashkë e janë miq të mirë.

Në klipin e tij prezantues, Mane u shpreh se injoranca dhe niveli i ulët i arsimit e shqetëson, ndaj në këtë pikë nuk do të ketë kompromise.

Ai tha se nuk di të gatuajë dhe se dy gjëra i kishin ngelur pa provuar në jetë. Martesa dhe Big Brother Vip.

Gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, para njw kohe i ka ofenduar kosovarët duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit”.

“Ende jeni te pleskavica dhe lakra”, ka ofenduar ai.

Por aty në studio ishte gazetari kosovar, Milaim Zeka i cili deklaratën e gazetarit e ka cilësuar si puro racizëm.

“Ajo që e the është puro-racizëm dhe puro-hajvanllak nga goja jote”, i ka thënë Zeka.

Më pas Mane i tha Zekajt se “ndoshta planifikon të kandidosh për deputet dhe të duhen disa duartrokitje”.

Por Zeka ia kthehu me “Jo”, ‘ju çfarë po thoni është racizëm”.

Komento: