Kush është Jori Delli, banorja e re e Big Brother, fiksimi i Berluskonit

10:51 | 06 Mars 2023

Modelja shqiptaro-italiane, Jori Delli është banorja më e re që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP mbrëmjen e të shtunës.

28-vjeçarja u prezantua përmes një vallezimi sensual me trupën e baletit të Top Channel.

Jori e kishte shprehur edhe më parë dëshirën për të hyrë në Big Brother.

Ajo njihet si modele, blogere dhe një nga gazetaret e SportItalia. Jori ka marrë komplimente në transmetim live për look-un e saj edhe nga ish-kryeministri Italian Silvio Berluskoni.

Bukuroshja është komentuar shpesh në media për fotot e saj provokuese. Dikur Jori Delli bëri jehonë në mediat italiane, pasi është shprehur se ka takuar futbollistët më të famshëm, Ronaldon dhe Neymar.

Ndersa tani pasi u be banore e Big Brother Vip Albania 2 ajo eshte afruar shume me Luizin i cili eshte banori me i preferuar i publikut, sidomos gjate dites se djeshme ajo eshte pare afer tij ku ai i dhuroi nje kostum dhe trendafil.

Komento: