Kush janë 2 zëvendësuesit e Biglia-Bonaventura?

14:14 | 20 Gusht 2020

Maldini dhe Massara po punojnë fort për të zevëndësuar Lucas Biglia dhe Jack Bonaventura.

Dy futbollistët nuk do të rinovojnë kontratatat, që do të skadojnë në fund të muajit.

Emri i nxehtë për mesfushen – nuk është më një sekret – është ai i Bakayoko-s.

Francezi, i kthyer nga Chelsea pas eksperiencës në Mynih, me kënaqësi do të vishte bluzen kuqezi.

Është profili ideal për të luajtur në atë rol bashkë me Kessie ose Bennacer.

Për të kompletuar repartin e mesfushorëve të qendres do të jetë me shumë siguri Pobega, që ka ecur mjaft mirë tek Pordenone.

Nevojitet, siç është thënë, një futbollist që luan trekuartis pas ikjes së Bonaventura-s.

Ideja, që po merr formë, është që të sjellin në Milano Aleksey Miranchuk.

Rusi ka një kontratë që skadon qershorin e ardhshëm por Lokomotiva e Moskës vazhdon ta vlerësojë rreth 20 milionë.

Kuqezinjtë – siç u tha në orët e kaluara – duken se janë në avantazh për lojtarin.

Futja e kartonit të Laxalt, profil që pëlqehet nga Lokomotiva, mund të favorizojë marrëveshjen, por kujdes nga Atalanta që e sheh si zevendësuesin perfekt të Ilicic.

Miranchuk, mëngjërash, luan më së shumti si trekuartis por mund të veprojë edhe në të djathtë.

Komento: