‘Kush ka vajza botën ka’, Shyhretja e rrethuar nga vajzat e saj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

‘Kush ka vajza botën ka’, Shyhretja e rrethuar nga vajzat e saj

08:38 | 29 Maj 2019

Shyhrete Behluli është këngëtarja më e pëlqyer e muzikës popullore.

Këngët e saj dëgjohen e këndohen në pothuajse çdo dasmë a festë tjetër familjare.

Me zërin dhe këngët e saj, ajo fitoi zemrën e audiencës, dhe dashuria e madhe që kanë fansat e saj për të e motivojnë të vazhdojë edhe më tej, të krijojë e të interpretojë këngë me tema të ndryshme.

Përveç projekteve muzikore, Shyhretja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale dhe ndan fotografi të shumta, e jo rrallë edhe me fëmijët e saj.

Së fundi, ajo ka publikuar një fotografi me dy vajzat e saj, Engjin dhe Gresën. Si çdo nënë afër vajzave të saj ashtu edhe këngëtarja duket mjaft e lumtur pranë tyre.

Shyhrete Behluli dhe bashkëshorti i saj, Luli kanë pesë fëmijë, tri vajza dhe dy djem.

Komento: