Kush pritet të jetë pasuesi i Jurgen Klopp tek Liverpooli? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kush pritet të jetë pasuesi i Jurgen Klopp tek Liverpooli?

19:40 | 17 Prill 2020

Liverpool ka filluar të mendojë për pasuesin e Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman, Klopp, ka shndërruar Liverpoolin në një prej skuadrave më të frikshme në futbollin evropian.

‘Reds’ fituan Ligën e Kampionëve vitin e kaluar si dhe këtë sezon janë liderët e Premierligës dhe pritet të kurorëzohen me titullin e kampionit.

Por, Liverpool tashmë po mendon edhe për të ardhmen, dhe tashmë kanë identifikuar pasuesin e Klopp.

‘Liverpool Echo’ shkruan se është trajneri i Leipzig, Julian Nagelsmann, ai që shihet si zëvendësuesi i duhur, kur Klopp vendos të largohet, transmeton lajmi.

Klopp në anën tjetër ka rinovuar kontratën me Liverpool dhe do të qëndrojë në ‘Anfield’ deri në vitin 2024.

Kurdo që të jetë koha për t’u larguar, Klopp do të largohet si heroi që fitoi Premierligën për Liverpool, pas 30 viteve pritje.

Komento: