Kush qëndron më mirë në përballjet direkte, Ronaldo apo Messi?

22:35 | 01 Tetor 2020

Ronaldo apo Messi, kush qëndron më mirë në përballjet direkte?

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të kenë edhe së paku dy përballje direkte.

Lojtari më i mirë në botë dhe anëtari i Juventus janë caktuar në të njëjtin grup në Ligën e Kampionëve, me skuadrat e tyre Barcelonën dhe Juventus.

Të dyja skuadrat do të luajnë në grupin G, por vëmendja do të shkojë te dyshja e papërsëritshme.

Kush nga të dy qëndron më mirë në përballjet direkte?

Në 35 ndeshje të luajtura mes vete, Messi numëron 16 fitore, kurse Ronaldo vetëm 10.

Në këto ndeshje, argjentinasi ka tundur rrjetën 22 herë, kurse portugezi 19 herë.

Në nëntë raste, dyshja janë ndarë baras.

Komento: