Kuvendi e miraton buxhetin për vitin 2024

20:22 | 14 Dhjetor 2023
kuvendi-e-miraton-buxhetin-per-vitin-2024

Kuvendi i Kosovës  me shumicë votash e ka miratuar ligjin për buxhetin e vitit 2024.

Nga 64 deputetë që morën pjesë në votim, 63 ishin për, një abstenim dhe asnjë kundër.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ishte i vetmi që abstenoi.

Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3.3 miliardë euro.

Pas miratimit, reagoi edhe kryeministri Albin Kurti i cili tha se ky buxhet është 35% më i lartë se sa buxheti që e kanë gjetur në vitin e parë qeverisës.

“Me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, tha ai.

Komento: