Kuvendi mban seancë, ky është rendi i ditës

08:32 | 26 Maj 2022

Mblidhet Kuvendi, disa projektligje në rend të ditës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare.

Në seancën e cila do të fillojë në orën 10:00 në rend dite janë shqyrtimi i disa projektligjeve,

Në këtë seancë po ashtu pritet të bëhet zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Seanca do të fillojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme, do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,

9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Komento: