Kuvendi me rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kuvendi me rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë

15:16 | 16 Maj 2019

Kuvendi i Kosovës ka votuar një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovës.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se partia e tij e mbështet në mënyrë unanime miratimin e Rezolutës për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

“Më lejoni që në emër të LDK-së t’i jap përkrahje kësaj projektrezolute. Duke renditur së pari konventat ndërkombëtare që janë miratuar për parandalimin e krimit dhe gjenocidit. Ajo çka na ka bashkuar për të kryer një obligim të cilin institucionet e Kosovës nuk kanë arritur që 20 vite ta sjellë një rezolutë të tillë”, ka thënë Zemaj.

Ai thotë se një ndër objektivat e Serbisë është edhe shpërbërja e institucioneve politike e sociale.

“Sapo pak të jetë një thirrje për të gjithë që keqpërdorin, minimizojnë krimet e kryera në vitet e 90-ta dhe duhet sa më pak fjalë e sa më shumë vepra dënimin e te gjithëve atyre që kanë kryer këto krime. LDK-ja gjithashtu ka dhënë një propozim me atë që quhet gjenocid. Një ndër objektivat e Serbisë është edhe shpërbërja e institucioneve politike e sociale”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se përmes rezolutës që pritet të miratohet sot, është mirënjohje për ata që sakrifikuan në Kosovë.

“Përmes kësaj rezolute Serbia do të marrë dënimin e merituar. Kërkojmë që Serbia të pranojë gjenocidin që ka bërë në Kosovë”, tha ai.

Derisa nga radhët e Vetëvendosjes ka folur Sami Kurteshi.

“Sot e kemi tekstin e një rezolute që merret me krimin më të tmerrshëm që është bërë në Kosovë. Në tekstin e rezolutës janë marrë parasysh të gjitha dokumentet kryesore ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Teksti i referohet të gjitha raporteve ekzistuese ndërkombëtare që kanë të bëjnë me krimet e gjenocidin”, ka thënë ai.

Tutje Kurteshi ka shtuar se, “mbledhja e fakteve ka qenë pjesa më problematike. Unë kam bërë përpjekje të shfletojë të gjitha dokumentet që janë marrë me hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë. Fatkeqësisht nuk janë shterur të gjitha hulumtimet. Kemi të dhëna që janë të njëjta”.

Zafir Berisha nga radhët e Nismës ka thënë se ky është një hap i vogël drejt shërimit të një plage të madhe.

“Kjo rezolutë është një hap i vogël në drejtim të shërimit të një plage të madhe. Është e pamundur të përmbledhet në këto faqe ajo çfarë ka ndodhur në Kosovë”, ka thënë Berisha.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!