
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme.
Ligjvënësit do ta kenë në rend të ditës shqyrtimin e propozim-rezolutës në lidhje me çmimim dhe faturimin aktual të energjië elektrike për konsumatorët e saj kosovarë.
Ndryshe, shumë qytetarë janë ankuar lidhur me faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor. Sipas tyre, faturat për muajin dhjetor kanë qenë shumë më të larta, edhe pse thonë se kanë shpenzuar njejtë sikurse muajin paraprak. Te KESCO kanë shkuar mbi 1 mijë e 700 ankesa për këtë çështje./Front Online