Kuvendi nesër mban seancë, diskutohet edhe për mos liberalizimin e vizave

17:04 | 06 Korrik 2022

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare nesër.

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për seancë plenare me fillim nga ora 10:00.

Në këtë seancë do të diskutohen gjithsejt nëntë pika, ku ndër to hyn edhe një diskutim për mos liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton Reporteri.net.

Si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,

4. Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshm,

9. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimi i vizave nga BE-së për Kosovën.

Komento: