Kuzhinieri i Bayernit pretendon se ka zbuluar ilaçin që ua rrit imunitetin lojtarëve.

10:02 | 21 Mars 2020

Kuzhinieri i Bayernit ka zbuluar ilaçin që ua rrit imunitetin lojtarëve.

Koronavirus ka pezulluar sportet në të gjithë botën dhe ka dërguar shumë atletë në izolim, në mënyrë që të mos infektohen.

Në izolim është edhe skuadra e Bayern Munich. Lojtarët e gjigantit bavarezë po qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dhe ushqimin për ta po e përgatit kuzhinieri Alfons Schuhbeck, i cili u tregon lojtarëve një plan-vakt.

Schuhbeck pretendon se ai ka një ilaç që mbron nga korona, dhe atë ua jep lojtarëve.

“Për lojtarët e Bayernit, unë bëj lëng xhenxhefili çdo mëngjes. Për të qenë të saktë, gjysma xhenxhefil i shtrydhur dhe tjera lëng limoni”, ka deklaruar kuzhinieri, përcjell lajmi.net.

“Djemtë gjithashtu konsumojnë acide yndyrore Omega-3 përmes vajit të peshkut dhe farave të lirit ose shegës”.

“Përveç kësaj, unë rekomandoj shafran të Indisë ose hudhër”.

“Ai rrit mekanizmat e tyre mbrojtëse shëndetësore në maksimum, ata vështirë se mund të sëmurën. Nëse pini ilaçin gjatë gjithë kësaj kohe, me siguri nuk do të infektohen me koronavirus”.

Asnjë futbollist i Bayern deri më tani nuk është infektuar me koronavirus.

Komento: