Ky do të jetë destinacioni i ri i Wilshere

11:07 | 22 Tetor 2021

Wilshere dëshiron të largohet nga Arsenali.

Jack Wilshere, ka thënë për talkSPORT se ai do të ishte i hapur për të bërë një lëvizje në Amerikë kur angazhimet e tij si trajner në Arsenal të përfundojnë ,përcjell ORAinfo.

Mesfushori anglez është i etur për të rifilluar karrierën e tij në moshën 29-vjeçare dhe ka thënë: “Unë në fakt do të doja të shkoja jashtë vendit.

“Natyrisht që do të doja të luaja edhe në Premier League. Por unë gjithashtu do të doja të luaja jashtë vendit. Unë jam duke u stërvitur me Arsenalin deri në fund të janarit, MLS e nis parasezonin në janar”, ka përfunduar ai./ORAinfo/

Komento: