Ky do të jetë ekipi i ri i Renato Sanches

21:46 | 07 Nëntor 2021

Renato Sanches, ishte një nga lojtarët kryesorë në kampionatin e Ligue 1 në Lille.

Portugezi ka pasur një karrierë shumë të vështirë dhe të çuditshme. Kur ishte më i mirë në Eurokup, ai u transferua në Bayern ku asgjë nuk shkoi mirë për të. Më pas kaloi në Premier League , ku ia doli shumë keq dhe më në fund arrin në Francë, pikërisht në Lille, ku tregoi sërish aftësitë e tij,përcjell ORAinfo.

Wolverhampton i Bruno Lage është skuadra më e interesuar dhe më e pozicionuar për të nënshkruar me të në janar. Nisur nga situata e skuadrës franceze në kampionat dhe në rast të eliminimit nga Champions League, do të jetë konteksti ideal për të nënshkruar me të riun më të mirë në botë.

Duhet theksuar se shumë skuadra e kërkuan Renaton dhe mes tyre ai ishte një i klub i madh si Liverpool. Se ai ishte në një kërkim për të gjetur një zëvendësues për Gini Wijnaldum./ORAinfo/

Komento: